Karabinierët e Corsicos kanë ndaluar një taksist që kishte përdhunuar një kliente. Ngjarja ka ndodhur në zonën Corvetto të Milanos, kur taksisti, maroken 32-vjeçar mori në makinë një vajzë, pas një mbrëmjeje në diskotekë. Taksisti e ka çuar vajzën në shtëpinë e tij, ku më pas edhe e ka përdhunuar. Ai u arrestua nga policia me akuzën e dhunës dhe abuzumit sekusal. Por mediat italianë thonë se kanë ndodhur edhe disa raste të tjera të ngjashme. Më 16 qershor në pranga përfundoi Ahmed Elshebbiny, 61 vjeç, taksist me origjinë egjiptiane. Por në janar ishte një shqiptar 30-vjeçar që u arrestua për të njëjtën akuzë madje për dy episode dhune seksuale ndaj pasagjereve 20-vjeçare, një e huaj dhe një italiane.