INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PSG

PSG "shkatërron" Bayernin, këto janë rezultatet e sfidave të Champions League

Publikuar më: 22:31 27-09-2017

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme të fazës së grupeve të “Uefa Champions League”. PSG ka triumfuar në supër sfidën kundër Bajernit të Mynihut në fushën e saj me rezultatin e pastër 3-0 duke marrë gjashtë pikë të plota. Autorët e golave për ekipin francez u shënuan nga ana e Dani Alvesh, Edison Cavani, dhe Neymar. Një sukses i rëndësishem për PSG përballë një rivali direkt në grup si kampionët e Gjermanisë. Fitore të thellë mori dhe Manchester United përballë CSKA Moscow në transfertë me shifrat 4-1 me autorë të golave të Lukakut që shënoi një dopiete, Mikhitarjan he Martial. Higuain dhe Mandzukic i dhanë tre pike Juventusit në përballjen ndaj grekeve të Olimpiakosit. Barcelona mposhti me vështiresi në transfertë Sportingun e Lisbonës me shifrat 1-0 ku shënoi Coates një autogol, shkruan javanews.al. Ndërsa Chelsea mundi në transferte Atletico Madridit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme.

Qarabag 1-2 Roma

Anderleht 0-3 Celtic

Atl. Madrid 1-2 Chelsea

Basel 5-0 Benfica

CSKA Moscow 1-4 Man. Uinted

Sporting 0-1 Barcelona

Juventus 2-0 Olimpiakos

PSG 3-0 Bayern Munich

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881