INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një 40 vjeçare hidhet  nga dritarja e banjos nga kati i katërt, autor është  bashkëshorti

Një 40 vjeçare hidhet nga dritarja e banjos nga kati i katërt, autor është bashkëshorti

Publikuar më: 16:57 03-12-2016

Një grua 40-vjecare u rrëzua nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Kryengritja” në Fier dhe ndodhet ne gjëndje të rëndë për jetën.  

Viktima është identifikuar si Liljana Ruko, rreth 40 vjeç, dhe fqinjët tregojnë se ajo është shtyrë nga burri i saj, Ferdinand Ruko, nga dritarja e banjos.

Fqinjët që kanë parë ngjarjen e rëndë tregojnë se Liljana bërtiste dhe është munduar të mbahet, por burri i saj e ka hedhur nga kati i katërt duke i shkaktuar vdekjen. Viktima ka qenë e zhvedhur kur ndodhi ngjarja.

Çifti së bashku me dy fëmijët ishte kthyer pak kohë më parë nga Gjermania dhe deri më tani nuk dihet nëse kanë patur ndonjë konflikt të mëparshëm, por pritet zbardhja e shkaqeve të ngjarjes pas marrjes në pyetje të burrit të viktimës.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377