INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një adoleshente si nënë...Shqipëria ka numrin më të lartë se vendet e Ballkanit [VIDEO]

Publikuar më: 16:15 07-09-2017

Lindjet e nënave adoleshente në Shqipëri rezultojnë të jenë më të larta sesa ato të vendeve të tjera të Ballkanit. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vendi ynë vijon të jetë midis vendeve me shkallë të lartë shtatzënie e lindshmërie mes adoleshenteve. Kështu edhe pse krahasuar me të dhënat e vitit 1960 ku rezulton se numri i nënave të moshës 15-19 vjeç në Shqipëri ishte 54 për 1 mijë femra të kësaj grup moshe, në vitin 2015 kjo shifër ka rënë ndjeshëm. Kjo për shkak të rënies historike të numrit të shtatzënive gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2015 rezulton se për çdo 1 mijë adoleshente , 22 prej tyre u bënë nëna. Shifër kjo që rezulton me e lartë sesa vendet e tjera fqinje ku në Bosnje-Hercegovinë lindin 8 adoleshente për çdo 1 mijë femra të moshës 15-19 vjeç, ndërsa  në Kroaci 9 vajza të reja njohin amësinë. Në Greqi numri është edhe më i ulët 7 adoleshente, ndërsa në Mal të zi për çdo 1 mijë adoleshente 12 prej tyre fituan amësinë në vitin 2015. Më e përafërt me vendin shkalla e lindshmërisë te adoleshentet është në Serbi ku 19 adoleshente u bënë nëna për çdo 1 mijë banore të kësaj grup moshe.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887