INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një Ariel me ngjyrë! Disney surprizon me princeshën e re [FOTO]

Një Ariel me ngjyrë! Disney surprizon me princeshën e re [FOTO]

Publikuar më: 11:38 05-07-2019

Sirena e re e “Disney” është me ngjyrë. Për të interpretuar rolin e Ariel në versionin “live action” të klasikut të animuar është zgjedhur Halle Bailey.

Këngëtarja, e njohur për grupin “Chloe x Halle” formuar me të motrën, do t’i bashkohet Jacob Tremblay e Awkwafina, në filmin me regji të Rob Marshall.

Muzika do të ketë një rol qendror, me këngë origjinale nga filmi i animuar i vitit 1989, por dhe këngë të reja nga Alan Menken dhe krijuesi i muzikalit “Hamilton”, Lin-Manuel Miranda.

Regjisori Marshall është tepër entuziast për Bailey, për të cilën thotë se ka kombinimin e shpirtit, zemrës, rinisë, pafajësisë dhe substancës, përveç zërit të madh.

wqfwedv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707