Festimi me shqiponjë duket se po kthehet viral në të gjithë botën e sportit. Megjithëse dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u gjobitën nga FIFA për këtë festimin e tyre me shiponjë në fitoren kundër Serbisë, FIFA e ka lejuar një gjë të tillë në video-lojën zyrtare të tyrë.
Në twiter është shpërndarë një video ku shihet një përdorues i kësaj video-loje teksa zgjedh mënyrën e festimit të lojtarit ku opsioni i shqiponjës shqiptare ëshët shkruar "“zogu fluturues” (Flying Bird).
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjet.
FIFA 19's "Flying Bird" has the Albanian Eagle in it... pic.twitter.com/fGv2MdVqC7
— ZOLA SZN (@Brosqinho) September 21, 2018