Fitime surprizuese ka sjell kjo javë për filmin “The Magnificent Seven”.
Me një kast fantastik aktorësh si Denzel Washington apo Chris Pratt, ky produksion ka mbledhur një shifër prej 35 milionë dollarë fitime, duke u renditur ndër filmat Western me debutimin më të mirë në Box Office. Vendin e dytë në këtë klasifikim e mban filmi i animuar “Storks” ku dublojnë Jennifer Aniston dhe Andy Samberg, me 21.5 milionë dollarë. Ndërkohë pozicionuar në vend të tretë gjejmë filmin e Tom Hanks, “Sully”, që këtë javë ka arritur të mbledhë 13.8 milionë dollarë!