INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një aspirinë në ditë ul ndjeshëm rrezikun nga këto dy sëmundje

Një aspirinë në ditë ul ndjeshëm rrezikun nga këto dy sëmundje

Publikuar më: 16:31 01-12-2016

Amerikanët që marrin një dozë të ulët aspirine çdo ditë  kanë ulur mundësinë e rrezikut nga disa sëmundje.

Ky është përfundimi i studimit të fundit.

Megjitahtë ekziston edhe ana tjetër e medaljes, pasi disa studiues amerikanë mendojnë se nëse konsumojnë nga një aspirinë çdo ditë, njerëzit përballen me rrezikun e gjakderdhjes në tru dhe stomak.

“’Studimi ynë tregon se një aspirinë në ditë  ka përfitime të shumta shëndetësore dhe një reduktim të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor”, tha autori David B. Agus një profesor mjekësie në USC.  

Por sërish ekziston frika e rrezikut të mësipërm pasi mendohet se pacientët e moshuar, veçanërisht ata të moshës 60 vjeç përballen me një rrezik gjithnjë në rritje të gjakderdhjes dhe goditjes gastrointestinale në tru  si pasojë e konsumimit të aspirinës.

Studimi vazhdon më tej me deklaratën se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

Një në çdo katër vdekje në Shtetet e Bashkuara çdo vit i atribuohet  sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dhe me kosnumimim e një kokrre aspirine në ditë ata shkurojnë rrezikun e sëmudnjeve të zemrës dhe të kancerit. Madje nga kjo do të shpëtohen edhe 692 miliardë dollarë për shpenzimet shëndetësore.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885