INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një autogol eliminon Zvicrën e shqiptarëve, Suedia kualifikohet në çerekfinale [VIDEO]

Një autogol eliminon Zvicrën e shqiptarëve, Suedia kualifikohet në çerekfinale [VIDEO]

Publikuar më: 17:02 03-07-2018

Suedia ka mposhtur Zvicrën 1-0 duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Botës. Ishte një ndeshje e fortë mes dy skuadrave, për për fat të keq shqiptarë e Zvicrës duhet të kthehen në shtëpi tani.

Skuadrat luajnë me shumë kujdes, duke sulmuar me pak forca pa lënë hapësira mbrapa duke iu ruajtur kështu kundërsulmeve. Mundësitë i ka Suedia. Marcus Berg mund, dhe duhet, të kishte kaluar të tijtë në avantazh në minutat e para, por goditja e tij nga shumë pranë shkon sipër traut.

Kundërpërgjigja e Zvicrës vjen me Shaqirin në minutën e 39-të, por goditja e tij në hyrje të zonës përfundon jashtë kuadratit.

Në pjesën e dytë, loja më e hapur, ndërkohë që suedezët përfitojnë duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 66-të. Forsberg u gjend i lirë në hyrje të zonës, duke goditur, teksa topi në fund u devijua në rrjetë nga mbrojtësi Akanji. Helvetët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Embolo ishte pa fat në minutën e 80-të, pasi goditja e tij me kokë në zonë, u ndal nga mbrojtësit suedez. Në sekondat e fundit Lang shkaktoi një faull në hyrje të zonës dhe u largua me karton të kuq.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828