Roli i babait shembullor është i vështirë për t’u ruajtur, vecanërisht kur je një yll i “One Direction” i njohur për zakonet e forta të festave.
Një rast i tillë tipik është ai i Louis Tomlinson, i cili pas një periudhe që iu dedikua tërësisht djalit të tij të porsalindur Freddie duke u zhdukur nga tabloidet rozë, tashmë rikthehet ai i zakonshmi, më i frymëzuar se kurrë. Gjysmë i zhveshur, duke tymosur dhe në shoqërinë e vajzave seksi, britaniku 24 vjecar është sërish ai i dikurshmi. Ai shfaqi trupin si dhe tatuazhet në një festë pishine i rrethuar nga bikinit. Një jetë e pazakontë për një baba të përkushtuar, por ndoshta thjesht kishte marrë një ditë pushim.