Sofi është bërë tashmë një emër tepër i njohur për publikun që ndjek “Zonë e lirë” nga ekrani.
Por duket se të premtën e kaluar Çani i rregulloi marrëdhëniet me Bleonën e cila për herë të parë pranoi t’i vinte si e ftuar në studio dhe i prishi ato me asistenten e tij prej vitesh. Si çdo të premte Çani as atë natë nuk i kurse batutat e përhershme me të ftuarit. Kur Çani pyet Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ka punuar, Bleona i ka drejtuar të njëjtën pyetje, në qoftë se ai kishte fjetur me Sofinë. Si gjithmonë ai ka reaguar plot humor kundrejt ksaj pyetjeje dhe ka bërë një batutë me për këtë duke thënë se nuk e mbante mend.
Por duket se batuta e moderatorit të njohur nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sofisë. Batuta e Arjan Çanit i kushtoi asaj vendin e punës sepse i fejuari i saj nuk e ka lejuar që ajo të shkojë më në emision. Tashmë në vend të saj është një tjetër Sofi brune.