INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një “Becky with the good hair” edhe mes çiftit Pit -Jolie   [FOTO]

Një “Becky with the good hair” edhe mes çiftit Pit -Jolie [FOTO]

Publikuar më: 14:48 12-05-2016

Mesa duket  paska një “Becky with the good hair” edhe mes çiftit Jolie-Pit.

Këta të fundit janë një ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të suksesshëm të Holliwoodit, por këto nuk janë arsye të mjaftueshme  që  marrëdhënie  e tyre të mos thyhet. Thashethemet për një ndarje mes tyre ka kohë që po qarkullojnë por sa vjen dhe këto thashetheme po marrin përmasa të vërteta. Edhe pse kjo vështirë të besohet duke marrë parasysh  marrëdhënien shembull që  ata të dy kanë me njëri –tjetrin, bëhet fjalë për një afeskion që thuhet se ka lindur mes Bradd Pit dhe aktores kryesore krah tij në filmin “Five Seconds to Silence”,Marion Cotillard.

“Ata kishin shumë afrimitet me njëri-tjetrin dhe kjo është vënë re që në momentin e parë që u takuan, madje ka shumë nga ata që mendojnë se kjo marrëdhënie ka nisur përpara se të fillonin xhirimet e filmit”, kanë thënë burime nga xhirimet  për revistën “Star”.

Më tej i njëjti burim ka vijuar: ““Më përpara, Bradd dhe Angelina gjithnjë kanë “mbyllur njërin sy” kur bëhej fjalë për flirtet e njëri-tjetrit me persona të tretë, sepse ata realisht nuk kanë dashur ta mbyllin marrëdhënien e tyre, por këtë herë është ndryshe sepse Brad është duke u lidhur shpirtërisht me Marion dhe kjo është totalisht jashtë rregullave që çifti i famshëm ka vendosur”. Por një tjetër fakt që i bën edhe më të vërteta këto zëra, se çifti është në prag divorci, janë edhe dhuratat me vlerë marramedëse që Bradd Pit po bën së fundmi. Kjo e fundit është konfrimuar edhe nga shitësit e dyqaneve të cilët  përshkruajnë një Bradd Pit tepër të entuziazmuar teksa blen ato dhurata të shtrenjta. Për kë të jenë vallë?

 

Article Logic
Execution time: 0.0042359828948975