Ai aktualisht po del me një nga supermodelet më të kërkuara në botë, por duket se kjo nuk është e mjaftueshme për Zayn Malik.
Ylli britanik i muzikës pop është parë duke bërë ecje në mal pa praninë e të dashurës së tij bukuroshe, Gigi Hadid, dhe jo vetëm. Ylli i hitit “Like I Ëould” ishte i shoqëruar nga një bionde misterioze e cila duket se ka mbajtur lart moralin e artistit 23 vjeçar. Zayn ka qëndruar afër bukuroshes, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur. Megjithatë ai nuk i është ndarë asaj gjatë gjithë aktivitetit sportiv. Nuk e dimë se nëse ishte Gigi Hadid në dijeni të “ditës sportive” të të dashurit të saj apo në rast se e njef personalisht vajzën në fjalë. Megjithatë për Zayn, nga një bionde tek tjetra duket se nuk ka shumë ndryshim...