Albano Bogdo është padyshim një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri. Prej vitesh pjesë e emisioneve të njohura si “Apartamenti 2XL” dhe së fundmi “Duplex”, aktori padyshim që ka arritur të tërheqë shumë ndjekës pas tij.
Tepër diskret në jetën e tij private, Albano i ka surprizuar të gjithë me foton e publikuar në “Instagram”.
Ai ka ndarë me të gjithë një foto shumë të ëmbël krah partneres së tij aktuale, e cila siç dallohet dhe nga foto është një vajzë bionde.
“Dashuria e jetës sime”,- ka shkruar Bogdo bashkangjitur me foton, e cila i ka surprizuar jo pak të gjithë për shkak se deri më tani aktori ka preferuar mos të flasë në asnjë moment për këtë pjesë.
Menjëherë pas këtij momenti në ‘Instagram-in’ e Albanos kanë mbërritur urime të ndryshme nga të gjithë ndjekësit dhe miqtë e aktorit, të cilët e uronin për këtë marrëdhënie të re në jetën e tij.