INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një Brad Pitt ndryshe! Ja si ka ndryshuar jeta e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie [FOTO]

Një Brad Pitt ndryshe! Ja si ka ndryshuar jeta e tij pas ndarjes nga Angelina Jolie [FOTO]

Publikuar më: 18:06 13-01-2018

Nëse do të zgjidhnim ndarjen më të bujshme të viteve të fundit, me siguri do ishte ndarja me Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre duke hedhur pas krahëve 12 vite romancë, por që pas ndarjes, aktori i njohur është përfolur shpesh herë për marrëdhënie të reja sentimentale. Por nuk ka patur ndonjë konfirmim zyrtar nga vetë aktori i njohur.

Ndonëse kanë kaluar pothuajse 2 vite nga divorci i tyre, si Jolie dhe Pitt e kanë të pamundur që t’iu shpëtojnë pyetjeve për njëri tjetrin teksa japin intervistë. Së fundmi, në një shkrim për ‘Us Weekly’, tregohet jeta e Pitt pa Angelina Jolie. Për hir të fëmijëve, ata jetojnë në një lagje, në mënyrë që të mos iu mungojë vëmendja e të dy prindër.

Sipas burimeve, Pitt ka ndryshuar shumë: Ai preferon të qëndrojë më tepër në shtëpi se sa ta dalë më miqtë, shkon rregullisht në terapi për të lënë alkoolin, pasi ka për qëllim që të përmirësojë më tepër veten si burrë, por edhe baba.

Gjithashtu ndihmësja e aktorit, rrëfeu se ndryshme nga më parë, ai i përkushtohet shtëpisë, ka bërë disa punime që i kanë dhënë asaj një pamje ndryshe e ndërsa kontribuon edhe në mirëmbajtjen e kopshtin apo pastrimin e tij.

Kur nuk është në rolin e babait, aktori kalon kohën me miqtë e vjetër David Fincher dhe Jean Black, të cilët i kanë qëndruar besnikë edhe pasi u divorcua. Ai gjithashtu i është rikthyer hobeve të tij, artit dhe muzikës.
“Viziton galeritë e artit dhe shkon shumë në koncerte”, u shpreh burimi.

bradipiti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029749870300293