Një person tenton të vetëhidhet nga një oxhak i lartë në zonën e Laprakës në Tiranë pranë spitalit të Traumës. Mësohet se personi është identifikuar Qazim Bruka me precedentë të mëparshëm për dhunë në familje. Nga pamjet ai duket se ndodhet në majë të oxhakut dhe po flet në telefon. Informacionet e para bëjnë të ditur se ai është babai i katër fëmijëve nga Kukësi. Nuk dihen shumë detaje dhe shkaqet që e kanë nxitur burrin të hipë në atë oxhak.
Sipas informacioneve të para ai është dënuar më parë me 2 vjet burg për dhunë në familje.