Një burrë është ngjitur në një shtyllë tensioni dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia. Kjo ngjarje e rëndë po ndodh në Sauk. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrëfiksja dhe mësohet se S. Doda, ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënon se do të vetedëmtohet, për shkak se i ka rrëshkitur toka dhe i ka dëmtuar shtëpinë.
Policët ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur.