Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.
Një shtetas nga Kosova me inicialet A.A. 39 vjeçm është përplasur nga treni pas tentativës për të shpëtuar qenin e tij.
Siç bëhet me dije 39-vjeçari u aksidentua pasi tentoi të shpëtonte qenin që po qëndronte në shinat e trenit. Ai ndërhyri në momentin e gabuar pasi në atë kohë erdhi treni dhe e përplasi.
Sipas njoftimit të policisë viktima është transportuar për në spital dhe se ndodhet në gjendje të rëndë.
Ky është rasti i dytë gjatë 3 ditëve të fundit që regjistrohet një aksident hekurudhor në Durrës. Të premten, një familje prej 6 anëtarësh, 4 prej të cilëve fëmijë të mitur, u përplasën me makinë nga treni në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por fatmirësisht pa pasoja serioze