Artistët do të futen në grevë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar. IN Tv mëson se për këtë qëllim pritet që gjatë protestës që do të mbahet gjatë mbrëmjes së sotme, artistët do të ngrijnë një çadër përballë godinës së Teatrit kombëtar. Por gjithçka po ndodh me Teatrin Kombëtar aktori i mirënjohur Mirush Kabashi e përcjellë përmes vargjeve.
Mirush Kabashi:
“Këta mashtrues do të mburren e do të majmën si përhera!
Jo! Jo!
Grushti mizor do të bjerë mbi kokën e zuzarëve
Koha është e maskarenjve
Pro Shqipëria dhe Teatri janë tonat, janë të shqiptarë”
Por artistët i japin një paralajmërim të fortë Kryeministrit Edi Rama.
Artistët:
“Nuk e ka të lehtë me ne artistët”.
Qeveria përmes një projektligji të propozuar nga Ministria e Kulturës, parashikon prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në të njëjtin territor pritet të ndërtohet jo vetëm godina e re e Teatrit, por bashkë me të edhe disa godina shumëkatëshe. Artistët janë ngritur kundër këtij vendim, por qeveria shfaqet kokëfortë për ta çuar deri në fund projekti e saj.