INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një çift në gjendje kritike. U ekspozua ndaj një 'substance të panjohur'

Një çift në gjendje kritike. U ekspozua ndaj një 'substance të panjohur'

Publikuar më: 15:30 04-07-2018

Dy persona të ekspozuar ndaj një substance të panjohur kanë vënë në alarm autoritet angleze. Shërbimet e emergjencës u thirrën në një adresë në Muggleton Road, Amesbury të shtunën në mbrëmje (30 qershor) pasi një burrë dhe një grua, të dy në të 40-at, u gjetën të pavetëdijshëm në një pronë. Të dy janë aktualisht duke u trajtuar me dyshimin se janë ekspozua ndaj një substance të panjohur në Spitalin e Qarkut Salisbury. Të dy janë në një gjendje kritike. Por policia ka deklaruar se nuk ka asnjë shenjë që tregon se incidenti i madh në Amesbury të Britanisë së Madhe ishte "në ndonjë mënyrë të lidhur me rastin Skripal në këtë moment në kohë", sipas policisë. Euronews shkruan se Komisari i Policisë dhe Krimit Angus Macpherson i konsideron si reagime të tepruara krahasimin e rastit Skripal me këtë ngjarje.

POLICIA_UK.jpg

"Unë nuk kam informacione për këtë incident, por i konsideroj si reagime të tepruar, të gjitha këto që thuhen "-tha ai. Policia e Wiltshire deklaroi se “dy persona mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj një "substance të panjohur" në Amesbury. Ky është një rast i ngjashëm me atë të spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia që mbetën të helmuar nga një agjent i dyshuar ushtarak në Salisbury në mars. Për rastin e fundit fillimisht besohej se të dy pacientët u sëmurën pasi kishin përdorur heroinë. Një tjetër variant ishte se ata u ndjenë keq gjatë përpunimit në laborator të kokainës nga përzierjet e kimikateve. Megjithatë, një testimi i mëtejshëm do të tregojë nëse substanca, e cila sëmuri dy personat dhe policia është kimikat i rrezikshëm. Një hetim i policisë është krijuar krahas koordinimit të një reagimi të plotë me shumë agjenci. Një zëdhënës i Shëndetit Publik në Angli (PHE) deklaroi se duke u bazuar në numrin e viktimave të prekura, nuk besohet se ekziston një rrezik i madh shëndetësor për publikun e gjerë .

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332