Çifti më i dashur për publikun shqiptar, ka zgjedhur të kalojë pak kohë në qytetin e dashurisë, Venecia të Italisë.
Në këto ditë pranvere, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, udhëtuan drejt Italisë, për të t’i kaluar disa ditë me njëri-tjetrin.
Ishte Mimoza, ajo që në llogarinë e saj në Instagram postoi shumë fotografi me anë të të cilave, çifti dukej shumë i lumtur dhe i dashuruar si kurrë më parë.
Pas disa koncerteve që të dy këngëtaret i patën së fundmi, kjo ishte zgjedhja më e mirë për të bërë pak pushim.