Një turk dhe një ukrainase janë arrestuar nga Policia e Shtetit në doganën e Qafë Thanës për 9 tableta ekstazi.
S.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe O.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë u paraqitën në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra”.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.
Veprimet proceduriale, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.