Këtë herë gjërat janë menduar shumë mirë dhe nuk do jetë një koncert i thjeshtë ai i 10 Gushtit në Prishtinë. Të gjithë u lumturuam kur pamë lajmërimin e Dua-s që këtë verë do të jetë në Kosovë. Detaje dhe surprizat që do të ndodhin I ka bërë të ditur babai i Duas, Dukagjin Lipa, në emisionin ‘NIN’. Si duket këtë herë çdo gjë do jetë e magjishme për të gjithë pjesëmarrësit, pasi pritet të jetë një festival 'alla’ Coachella ku do të zgjatë 3 ditë. Së bashku me Duan do të performojnë edhe personazhe të njohur në skenën botërore si Action Bronson, shqiptari i famshëm në New York, i cili eshte reper dhe chef kuzhine si dhe pritet konfirmimi i Martin Garrix për natën e 3-të. Tani presim yje të tjerë në festivalin që mendohet të bëhet traditë në Kosovë./intv.al/