Edhe pse këngëtarja Rita Ora ka filluar të jetë paksa më e rezervuar për jetën e saj private, këtë herë na prezanton me dashurinë e jetës.
Nëse menduat se do të ishte ndonjë emër djali, e keni gabim sepse këtë herë 26 vjeçarja na zbulon se është e dashuruar me qenushin e saj të ri. Rita ka postuar gjatë gjithë ditës së sotme video në Snpachat me disa qenushë të vegjël, njërin prej të cilëve e ka zgjedhur edhe si dashurinë e jetës së saj. Sa me fat ky qenush!