Këngëtarja bukuroshe e bëri vetë publike atë në Instagramin e saj!
Dashuria rrotull Erës duket se nuk mungon kurrë, dhe ky gjest është vetëm simboli i romancës. Artistja 2ë vjeçare ka marrë një buqetë shumë të bukur me trëndafila të kuq, të cilën nuk mund të rrinte dot pa e ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Një buqetë të cilën vetë Era duket se po e shijon shumë, ndërsa ka thënë në mbishkrim se “aktualisht po nuhat trëndafila të kuq”. Nuk dihet se kush ia ka dërguar, por një gjë është e sigurtë ama. Shkojnë shumë me stilin e këngës së saj të re, “Redrum”, prandaj admiruesi i cili ndoshta nuk është dhe aq i fshehtë ka ditur mirë se çfarë po bënte.