INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Një ditë do bashkohemi'', mesazhi drithërues që e dashura shkruan pas vdekjes së aktorit të ''Ertugrul''

''Një ditë do bashkohemi'', mesazhi drithërues që e dashura shkruan pas vdekjes së aktorit të ''Ertugrul''

Publikuar më: 12:47 31-05-2018

Mesazh që të përlot ai i të dashurës se aktorit turk te njohur ne serialin historik “Ertugrul”, Arda Oziri, qe u nda nga jeta ne moshën 39-vjeçare.

Mediat turke shkruajnë sot mesazhin e postuar ne rrjetet sociale nga ana e te dashurës se aktorit të ndjerë, Vildan Ornek.

9-26-768x432.jpg

Ajo shkruan se e humbi atë më 27 Maj, në përvjetorin e 6-të të lidhjes së tyre.

“Burri, miku, shoku, i besuari im, sa shumë ishe për mua. Hyre në jetën time me 27 Maj 2012, në të njëjtën ditë 6 vite më vonë të humba. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Ti iu bashkove babait, një ditë edhe ne do të të bashkohemi ty. Njeri i bukur, të falënderoj me mijëra herë për çdo gjë që i shtove jetës sime”, ka shkruar ajo ne rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924