INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Një ditë do merret vesh''/ U tha se pranoi lidhjen me Andin, Melisa flet njëherë e mirë: Unë dhe ai…[FOTO]

''Një ditë do merret vesh''/ U tha se pranoi lidhjen me Andin, Melisa flet njëherë e mirë: Unë dhe ai…[FOTO]

Publikuar më: 14:37 12-02-2021

Melisa njëra prej vajzave të “Përputhen” që është bërë e famshme për debatet e saj në studio vendosi të largohej pasi nuk mund të përballonte dot presionin psikologjik të ngjarjeve të fundit dhe gjithashtu me asnjë prej djemve nuk shihte një mundësi për t’u përputhur.

Pak përpara daljes së saj, qarkulluan thashetheme se ajo mund të jetë e lidhur me Andin. Dyshimet e para i hodhi Fationi, për të vijuar më pas me disa foto që ngjallën edhe më shumë dyshime.

Megjithatë Melisa e ka mohuar vazhdimisht të jetë e lidhur me Andin, po ashtu edhe Andi la të kuptohet që ka thjesht miqësi me Melisën.

Por duket se thashethemet nuk janë ndalur këtu pasi në rrjet po qarkullon një bisedë e Melisës me një ndjekëse të saj.

Nga fotoja duket sikur biseda është bërë nga profili i saj në instagram ku një ndjekëse i thotë asaj se e ka parë bashkë me Andin, por ajo uli kokën.

Në bisedën e publikuar shohim që Melisa ka kthyer përgjigje dhe shkruan: “Ok se më çmendët”

“Shyqyr e pranove”, shkruan vajza ndërsa Melisa përgjigjet: “Do s’do një ditë do merret vesh”. 

SAG.jpg

 

E siç duket paska qenë gjithçka e montuar dhe këtë e pranoi vetë Melisa.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka reaguar në Instagram me anë të një shkrimi duke i vënë kapakun këtij muhabeti.

“E kuptoj që faqet e vogla kërkojnë disa folloëers më shumë për tu rritur dhe për këtë arsye edhe montojnë biseda. Por nuk e prisja që faqet serioze që janë për të publikuar lajme serioze dhe të vërteta, të binin pre e mashtrimeve dhe montimeve për disa klikime më shumë! Besoj e kam lënë përshtypjen e vajzës së drejtpërdrejtë mjaftueshëm që ju të kuptoni që nëse unë do isha në një lidhje do e pranoja publikisht. Ndërkohë që ju më krijoni marrëdhënie imagjinare me Andin. Unë dhe ai gëzojmë një shoqëri dhe secili beqarinë për momentin. P.S shikojini ananas at në fund të bisedave për të mbuluar emrin e app ndonjëherë, se të vret syrin”, shkroi Melisa.

mavrovo.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043