Sara Hoxha është një ndër femrat më të komentuara në botën e showbizit shqiptar dhe shkak për këtë shpesh herë është bërë jeta e saj luksoze, lidhja e saj me Ledion Liçon si dhe vogëlushi i saj London.
Para disa javësh çifti kanë shijuar pushimet në një ndër vendet më të bukura në botë, “Maldive”. Por mesa duket dita e sotme ka nisur ndryshe për Sarën dhe djalin e saj Londonin.
Mëngjesin e sotëm Sara ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram, momente nga shëtitja e saj me vogëlushin London në orët e para të mëngjesit.
Kanë qenë të shpeshta rastet kur nënë e bir kanë pasur edhe një shoqërues special me vete, qenin që Sara dhe Ledioni e mbajnë në shtëpi prej kohësh. Por sot dyshja ka nisur ndryshe për mami Sarën dhe Londonin e vogël. Ata e kanë nisur shëtitjen duke shkuar për në shkollë.
“Shëtitja e mëngjesit për në shkollë”- ka shkruar Sara bashkangjitur fotos së Londonit të vogël në karrocë, ndërkohë që presin të kalojnë rrugën.