Emri i tij po lakohet së shumti nëpër portale të ndryshme për të njëtën arsye si pak kohë më parë.
Duket se reperi nga Kosova, Mozzik, ka rënë sërish pre e mashtrimit të një vajze duke i publikuar atij bisedën e nxehtë.
Këto mesazhe vijnë pas atyre të bëra me një vajzë tjetër të cilën e kishte njohur në një club nate. Ndërkohë biseda e fundit është e bërë me vajzën që bën twerk të cilës reperi i ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Dhe ndërkohë që ky i fundit i ofron asaj 1000 euro, vajza pranon të bëjë gjithçka ai dëshiron.
Por sërish Mozzik nuk mohon as pohon asgjë në lidhje me mesazhet e publikuara . Ai aktualisht ndodhet në SHBA bashkë me Babastars ku po realizojnë një tur koncertor. Ndërkohë reagimi i parë i reperit pas skandalit, është kjo foto e postuar nga ai vetë me mbishkrimin “E vetmja k**vë” që mka mbet ndorë, është paraja”. Një mesazh ky i cili me siguri mbart një mesazh të nënkuptuar.