Të jetosh ne metropolin shqiptar nuk është gjithmonë këndshëm. Në mëngjes sapo të hapësh sytë, sejcili prej nesh kërkon një pamje ku të nisë ditën mbarë. E sapo të hapësh dritaren mund të përballesh me këtë pamje.
Një zonjë shtëpie duket se ka gjetur zgjidhjen që rrobat e saj të nxjerra për tu tharë të mos njomen nga shirat e dites. Gjeniale apo jo?
Nuk mjafton me kaq. Teksa vrapon për të ikur në punë, shkollë apo në angazhimet e tua private, jo rradhë herë trotuari ku ti duhet të kalosh është i zënë. Aty ke të parkuara makinat, e ti vazhdo… Në rrugë sigurisht.
E pas një zgjimi aspak të këndshëm, një trotuar të zënë do të duhet të marrësh automjetin apo urbanin. As në këtë rast nuk je me fat. Trafiku i kryeqytetit në ofron këtë panoramë në këtë fillimvjeshtë.
Ky është realiteti me të cilin secili prej nesh mund të përballet çdo mëngjes, e më pas dita sigurisht do të vejë mbarë!