Një ditë para protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, në kryeministri janë marrë masa për të mbrojtur pjesën hyrëse të saj.
Në foto shihet se janë ngritur skelat prej hekuri për të rrethuar pjesën e led-it, që është edhe pjesa më delikate e ndërtesës si dhe të njëjtin mbulim ka marrë dhe kërpudha që qëndron tek kryeministria.