Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga mbajtja e zgjedhjeve Kryeministri Edi Rama po shijon të shtunën në bregdetin e Jugut.
Ai ka postuar një video në “Facebook” duke notuar.
Kjo e shtunë është heshtje zgjedhore dhe mesa duket shefi i qeverisë ka zgjedhur të pushojë një ditë para votimeve.
Mesazhi i tij i vetëm është thjesht mirëmëngjes dhe kjo video. Ditën e djeshme Partia Socialiste mbylli fushatën pikërisht në qytetin e Vlorës.