Elvana Gjata ka nisur rrugëtimin e saj drejt ëndrrës amerikane dhe është bërë pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar, pasi kënga e publikuar së fundmi e saj nën titullin “Forever is Over”, i ka siguruar këngëtares së talentuar shqiptare një vend në këtë industri muzikore.
Sigurisht që pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe menjëherë pas publikimit të këngës, kanë vërshuar një lum urimesh dhe komentesh për këtë projekt të ri të Elvanës. E siç duket, këto urime ia kanë bërë zemrën mal asaj dhe ka publikuar një foto ku falënderon të gjithë për suportin që i kanë dhënë deri tani.
“Zemra ime është e mbushur! Shumë dashuri nga fansat e mi, miqtë, kolegë dhe të gjithë ju që më keni dhënë mbështetjen tuaj. Ky është vetëm fillimi i një punë të gjatë dhe e vetmja gjë që dëshiroj është mos t’iu zhgënjej dhe të bëjë ju dhe veten time krenare. Ju Dua,”-shkroi ajo.