Stresi komentuar sherrin mes Noizy-t dhe Cllevios. Në një live në Instagram, reperi shprehet se të gjithë duhet të shikojnë punët e veta dhe se nuk duhet sharë me familje. Cllevio njihet si mik i Stresit ndërsa nga ana tjetër ky i fundit ka rregulluar raportet me Noizy-n.
“Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them”, tha reperi.
Kujtojmë që sherri mes Noizy-t dhe Cllevios ka nisur pasi ky i fundit e kishte ngacmuar në rrjete sociale.
Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio Serbiano është arrestuar nga policia pas sherrit me reperin Noizy. Noizy u procedua penalisht nga policia së bashku me babanë e tij, Bashkim Rajkun. Ky i fundit u procedua penalisht për fyerje.
I gjithë sherri nisi për shkak të ofendimeve nga ana e Cllevio-s kundrejt Noizy-t dhe grupit të tij OTR.
“Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penal. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen ‘Çlirimi’, në qytetin e Lushnjës”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’”, vijon më tej njoftimi.