INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ditë pas vezëve në parlament gazetarët pyesin, Ilir Metën. Ja reagimi...

Një ditë pas vezëve në parlament gazetarët pyesin, Ilir Metën. Ja reagimi...

Publikuar më: 11:41 26-02-2016

Pas tensioneve në seancën e fundit në Parlamentit është pyetur dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili nuk ka qënë të enjten present në sallë, pasi ishte jashtë vendit. Kreu i Kuvendit, tha se duhet të marrë fund çdo përpjekje për të nxitur akte të tilla, pasi sipas tij qytetarët nuk i meritojnë. Ai është pyetur dhe për kërkesën e Gramoz Ruçit, që kërkon pezullimin për disa ditë nga senacat të deputetëve që gjuajtën me vezë dhe letra.

Ilir Meta: “Parlamenti duhet të funksionojë bazuar në rregullore, por edhe në frymën e përgjegjshmërisë edhe të vetëpërmbajtjes, pasi besoj që qytetarët tanë nuk meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh, të cilat nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre më të rëndësishme, por njëkohësisht dhe shpërqëndrojnë të gjithë rektorët politikë nga reformat kryesore me të cilat ne duhet të ballafaqohemi dhe që duhet të çojmë përpara. Pra kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe natyrisht një etikë krejt tjetër nga ajo që qytetarët kanë në media dhe në parlament.Besoj se ju të gjithë jeni dëshmitarë që gjithnjë ka qënë vullneti maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës bazuar në rregulloren e përbashkët, e cila është bërë me konsensus të plotë. Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatum, por të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe interpretimit objektiv të rregullores. Jam njohur me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Z.Ruçi dhe do të veprohet në bazë të rregullores. Ne kemi qënë gjithnjë të gatshëm në çdo moment për ta çuar përpara atë projekt. Për mua nuk është e rëndësishme, cili komision do të jetë përgjegjës, e rëndësishme është konsensusi për ta çuar përpara”.

Article Logic
Execution time: 0.0023269653320312