Marina Vjollca festoi mbrëmjen e kaluar ditëlindjen.
Ditën ia bënë më të veçantë bukuroshes jo vetëm urimet e panumërta të fansave, miqve dhe familjarëve por edhe supriza e të dashurit të saj, Getoar Selimit.
Megjithatë biondja bukuroshe e ka kaluar mbërmjen në shoqërinë e së motrës Luanës të cilat nuk i kanë kursyer të qeshurat por as videot e hedhura në Instastorie.
Nga rruga e gjatë na lënë të kuptojmë se destinacioni i vajzave ka qenë pikërisht Prishtina, drejt dashurive të tyre. Një ditëlindje mjaft e veçantë kjo për vajzën e “Proçesi Sportiv”.