Bukuroshja Arilena Ara, është zgjuar sot me ndjesinë e ëmbël që të falin urimet për ditëlindjen.
Këngëtarja feston sot 18 vjetorin që përcakton edhe kalimin në moshën e rritur. Që nga ky moment, këngëtares i lejohen shumë gjëra si ngarja e makinës, të jetuarit vetëm dhe shumë të tjera. Ndërkaq, dhuratat e ditëlindjes kanë nisur që një ditë më parë.
Tufa me lule, një tortë me figurinën e një kurore dhe vëmendje e dashuri pa fund ka qenë gjithë cfarë e ka rrethuar këngëtaren e “Toke Rroke”. Mes urimeve të para ka qenë edhe ai i koordinatorit të spektaklit “X Factor”, Popi Kola, për të cilin u tha se kishin një lidhje bashkë. Koha kalon dhe Arilena është rritur kaq shpejt, pikërisht para syve tanë, në skenë. Ne i urojmë asaj edhe 100 dhe suksese të mëdha në rrugën e bukur të këngës.