Hailey Baldwin, bashkëshortja e Justin Bieber, sot feston 22-vjetorin e lindjes.
Ky vit për të është shumë i veçantë, sepse Hailey feston për herë të parë si e martuar përkrah partnerit të saj.
Justin e ka treguar shpesh se është shumë i dashuruar me Hailey-n dhe këtë do t’ja tregojë me prova edhe për ditën e saj të lindjes.
Sipas të dhënave i këngëtari i njohur ka treguar se ai ka vendosur ta surprizojë të dashurën e tij me disa dhurata të veçanta.
“Ditëlindja e Hailey përkon me festën e ditës së falënderimeve në Amerikë, kështu ata do të festojnë me familjen e modeles dhe më pas do të nisen të dy së bashku për një udhëtim romantik”, – ka thënë ky burim për ‘Hollywood Life’.
Shpesh herë Justin i ka treguar Hailey-t se ajo është shumë e rëndësishme për të, por këtë herë do të përfitojë nga kjo ditë e veçantë për t’i shprehur gjithë dashurinë. /intv.al/