Vetëm dy muaj më parë kur situata në familjen e Kreut të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili ishte e qetë, për bashkëshorten e tij është publikuar një dokumentar, me një titull mjaft të veçantë “Rruga e drejtë është e thjeshtë dhe e qartë”. Po ky titull dy muaj, pas ngjarjes së videoskandalit nuk mund ti rrijë më për “shtat” kësaj familjeje, të cilës tashmë jo vetëm, që iu trazua qetësia, por dhe se kreu i saj është në burg.
Në dokumentarin e publikuar në YouTube shfaqet bashkëshortja e Shukriut si humane dhe e përkushtuar për komunitetin e saj dhe për familjet e varfëra të Dibrës, por edhe një grua të rafinuar dhe në menaxhimin e fushatës së burrit të saj.
Tefta Xhelili vihet re tek shpërndan ndihma financiare për njerëz në nevojë dhe administrimin e biznesit të familjes.