INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një drogë e re që nuk zbulohet dot nga detektorët apo rojet e burgjeve [FOTO]

Një drogë e re që nuk zbulohet dot nga detektorët apo rojet e burgjeve [FOTO]

Publikuar më: 11:57 26-09-2016

Një lloj droge e njohur si  Spice është duke u kontrabanduar  nëpër burgje nëpërmjet letrave thithëse, gazetave apo revistave. 

Substanca pa aromë dhe pa ngjyrë ka  efekt të ngjashëm në trup me atë të kanabisit. Ai është pothuajse i pamundur për tu zbuluar dhe po transportohet vazhdimisht nëpër burgje.

Një copëz e vogël  letre e mbushur  me drogë, mund të rrotullohet në një cigare dhe të pihet pa problem në këto ambiente.

Shifrat e reja nga Burgjet Ombudsman Nigel Newcomen zbulojnë se në 30 muajt e fundit deri në janar të këtij viti, 58 vdekje nëpër burgje ishin të lidhura me drogën “Spice” dhe me drogëra të tjera sintetike të njohura si substanca Psikoaktive të reja (NPS) . Shifra është tre herë më e lartë se në periudhën e kaluar 30-mujore.

Steve Gillan, kryetar i Shoqatës së zyrtarëve të burgut, tha: "Ne jemi  të vetëdijshëm për mënyrat e zgjuara se si kjo drogë futet nëpër burgje duke përdorur letrat  thithëse apo revistat. Jemi të shqetësuar sepse po bën kërdinë”.

Edhe pse nëpër burgje kjo lloj droge mund të kushtojë shumë pak, vetëm 3 paund grami, nëpër burgje çmimi i saj shkon në 100 paundë për gram. 

Article Logic
Execution time: 0.0042622089385986