Një 80-vjeçare në Kinë ka zbritur 10 kate duke u kacavjerrë. Padyshim që e moshuara ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe e kanë filmuar atë duke zbritur.
E moshuara rreth të 80-ave zbriti nga kati i 14 deri në të katërtin me duart e saj duke u kapur pas hekurave të ndërtesës shumëkatëshe. Fqinjët e saj, të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit, e kapën kur mbërriti në katin e katërt. Familjarët thanë se ajo vuante nga Alzheimer (sëmundje që degradon trurin, shkakton humbje të memories dhe arsyetimit).
Veprimi i saj u ndërmorë pasi familjarët e saj kishin dalë dhe e kishin mbyllur brenda me çelës.