INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një emër edhe më i madh se Katy Perry del lakuriq për të votuar! [FOTO]

Një emër edhe më i madh se Katy Perry del lakuriq për të votuar! [FOTO]

Publikuar më: 11:29 28-09-2016

Yjet e skenës amerikane po tentojnë gjithçka që të bëjnë popullin të votojë, dhe kur themi gjithçka natyrisht që kalojmë në shfaqje trupash sexy dhe lakuriqe.

Fundja, as ne nuk njohim mënyrë tjetër më të mirë për të tërhequr dikë pas vetes. Dhe mund të duket rastësi, por këto nisma kanë ardhur kryesisht nga mbështetësit VIP të kandidates demokrate, Hillary Clinton. E para ishte Katy Perry dhe tashmë shembullin e saj po e ndjekin emra dhe më të mëdhenj se ajo. Natyrisht që bëhet fjalë për divën Madonna e cila në kushte të tilla nuk është tërhequr kurrë nga sfida. Ajo u zhvesh tërësisht lakuriq, megjithëse si rrallëherë nuk tregoi asgjë për publikun, përveçse shumë lëkurë. Një veprim tipik i stilit Madonna! Ajo kërkoi vota, mundësisht për Hillaryn, dhe tani të shohim se si do t’i përgjigjet populli amerikan gjithë këtyre tundimeve më 8 nëntor.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281