Supermodelja 42 vjeçare Tyra Banks dhe i dashuri i saj, Erik Asla janë bërë prindër për herë të parë.
Supermodelja e konfirmoi lajmin ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram ku kishte ndarë me fansat e saj një kapuç të vogël me vija. Tepër e lumtur, ajo shkruan se kjo ishte dhurata e saj më e madhe. Banks gjithashtu falenderon edhe gruan e cila mbajti fëmijën e tyre për 9 muaj pasi ajo vetë nuk mund të sillte në jetë një të tillë për shkak të problemeve me fertilitetin. Në një intervistë për People ajo përshkruan emocionet e saj të forta ndërkohë që vështron ngultas vogëlushin, të quajtur York Banks Asla. Urime Tyra!