Kur mendojmë për agjentët e sigurisë shpesh na vijnë ndër mend pamjet e meshkujve të stërvitur plot muskuj por ja që nuk është gjithmonë kështu.
Ekipi i sigurisë së presidentit turk Erdogan është një nga ekipet më të përgatitura dhe të famshme por vështirë se mund të na vente mendja se kishte dhe agjente kaq simpatike.
Vizita e liderit turk në Greqi është bërë kryefjala e mediave të rajonit.
Mes qindra agjentëve që garantojnë sigurinë e presidentit Erdogan gjatë vizitës historike të tij në Greqi, vëmendjen e fotoreporterëve e ka tërhequr edhe një vajzë, e cila ndodhej në aeroport gjatë zbritjes së presidentit turk në aeroportin “Eleftherios Venizellos”.
Të gjithë u habitën dhe pyetën se kush ishte “ëngëlli bjonde” që mbronte presidentin Erdogan dhe pikërisht bëhet fjalë për Sofia Papajorgjiu.
Por doli se në të vërtetë bukuroshja që u mori mendjen të gjithëve ishte bodigarde e forcave greke “ELAS" dhe se shërbente prej vitesh në shoqërimin e personaliteteve të huaja që vizitojnë vendin.