Nje estetiste ka treguar nga Facebook-u se një ndër shenjat e melanomës, kancerit të lëkurës, mund të jetë nxirja e thonjve.
Ajo ndau me të gjithë historinë e një klienteje, e cila hyri në sallonin e saj duke i kërkuar të lyente thonjtë me një ngjyrë të errët, sepse dëshironte që të fshihte vijën e zezë në mes të thoit të gishtit të madh.
Klientja kishte vite që e kishte këtë problem dhe estetistët e tjerë i kishin thënë se kishte vetëm humbje kalçiumi, ose mpiksje gjaku.
Prandaj, asnjë shenjë që shikoni në trupin tuaj mos e neglizhoni, pasi pasojat mund të jenë të tmerrshme.