Të jesh një artist i madh, duhet të jesh njeri i madh! Askush më mirë se Adele mund të na e vërtetojë këtë. Jemi mësuar të shikojmë shumë surpriza në koncertet e Adele, si ngjitja e sozisë së saj në skenë, apo edhe përlotjeve, por së fundmi është krijuar një situatë e sikletshme. Në një koncert të saj në stadiumin “ANZ” në Sydney të Australisë, një prej fanseve ka pësuar atak kardiak e është rrëzuar duke shkaktuar panik.
Çfarë bëri Adele?! Ndaloi koncertin dhe iu drejtua fansave:
“Më falni, mund të ndalojmë? Është dikush aty që nuk ndihet mirë dhe jam e shqetësuar”.
Mbrëmjen e dytë, këngëtarja britanike ka shpjeguar çfarë ndodhi.
“Spektaklin e kaluar ishte një vajzë e cila pësoi një atak kardiak. Prandaj dua t’i dedikoj këtë këngë dhe t’i uroj shërim të plotë e të shpejtë!” – ka thënë Adele para se të këndonte “Take It All”.