Asnjë ditë nuk është e zakonshme në botën e yllit kanadez.
Madje edhe kur nuk bëhet fjalë për të, diçka duhet patjetër të ndodhë. Këtë herë qendra e vëmendjes është babai i tij, Jeremy Bieber, nga i cili duket se këngëtari 20 vjeçar ka trashëguar të gjithë talentin për t’u futur në telashe. Por edhe Jeremy duket se këtë herë ka vendosur të bëhet serioz, duke i propozuar të dashurës së tij prej disa vitesh, 28 vjeçares Chelsea në martesë. Propozimi romantik, i bërë javën e kaluar në St. Barts është filmuar nga miq të Çiftit. TMZ bën me dije se Chelsea gëzon simpatinë e gjithë familjes Bieber, edhe pse Justin nuk ishte i pranishëm gjatë momentit të madh ku babai i tij u ul në gjunjë. Të trashëgohet çifti.