INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një film për autikët/ Çfarë mendojnë dhe çfarë ndjejnë personat e prekur nga autizmi [VIDEO]

Një film për autikët/ Çfarë mendojnë dhe çfarë ndjejnë personat e prekur nga autizmi [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 10-10-2017

Çfarë do të thotë të jesh autik dhe si e shikojnë botën ata.
Ky është filmi më i fundit nga VR Guardian kushtuar këtyre personave, një mënyrë për të kuptuar më shumë mbi ndjenjat dhe atë çka ata mendojnë.
Filmi do ketë në qendër adoleshenten Layla e cila pa pritur e gjen veten ne një festë ditëlindje. Fokusi i vëzhgimit do jetë tek mendimet e saja, ndjenjat dhe tek ngarkesa shqisore.
Efektet vizuale dhe auditive në film bazohen në hulumtimet shkencore rreth llojeve të simptomave që personat autik shfaqin. si psh vështirësitë në identifikimin e fytyrave, mbindjeshmëria ndaj dritave dhe zhurmave të forta.
Autizmi është një ndër sëmundjet më të përhapura, vetëm në Britani statistikat tregojnë se 1 në 100 persona është i prekur nga kjo sëmundje.
Krahasuar me meshkujt femrat autike kanë më shumë gjasa të jenë të pambrojtura dhe pa mbështetje që shpesh herë shoqërohet dhe me pasoja të rënda për mirëqenien e tyre dhe shëndetin mendor.
Kjo për shkak se konventat diagnostikuese janë të njëanshme ndaj meshkujve, domethënë ata janë të pandjeshëm ndaj prezantimeve tipike të autizmit të femrave pasi nën-diagnoza e femrave pasqyron strategjitë që ato përdorin për të menaxhuar jetën e përditshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336