INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një film për 'Skënderbeun'. Zbulohet aktori i Hollywood që do interpretojë rolin e tij

Një film për 'Skënderbeun'. Zbulohet aktori i Hollywood që do interpretojë rolin e tij

Publikuar më: 16:05 27-10-2018

Joe DioGuardi, ish-kongresmeni në Amerikë pritet të sjellë një film rreth heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Sipas DioGuardit aktori i duhur për këtë film është Russell Crowe, i cili është mjaft i njohur në Hollywood.

Aktori Crowe është i mirënjohur për rolin e tij të gjeneralit romak Maximus Decimus Meridius, të cilin e ka realizuar me mjeshtëri të madhe në filmin Gladiatori.

DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, u ka treguar medieve të huaja se ai e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

Ish kongresmeni shqiptaro – amerikan tregon:

"Do t’i tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skënderbeu ishte në pikun e karrierës.”

DioGuardi është shprehur se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollywood duke shtuar që kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.

Ai vazhdon më tej:

"Nëse ke një skenar të mirë dhe aplikon në Hollywood, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët.”

aktoriflgsdias.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502