Një foshnje e pajetë është gjetur sot pranë një kazani plehrash në Lushnje. Policia ka shoqëruar nënën A. Nexha, e cila para dy ditësh ka lindur foshnjën.
Burime nga policia bëjnë me dije se foshnja e sapolindur është gjetur nga disa fëmijë endacakë në koshin e mbeturinave pranë godinës së Bashkisë në lagjen 'Kongresi'.
Mësohet se 32-vjeçarja Nexha ishte e divorcuar dhe jetonte bashkë me dy fëmijët e saj të mitur aty pranë vendit ku është gjetur dhe foshnja e pajetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.